|
LG Electronics ka prezantuar një telefon të ri mobil të quajtur "Viewty Smart" (GC 900) - pasardhësi i modelit Viewty. Kamera e modelit të ri është rritur nga 5 sa ka qenë në 8 Mega-Pixel. Risi tjetër në këtë model është edhe interfejsi (user interface) 3D S-Class, i cili përdoret p.sh te telefoni tjetër LG Arena.
Pos funksioneve të kamerës si Smile Shot, Beaty Shot etj. ky model ofron edhe një mënyrë tjetër të fotografimit të quajtur Intelligent Shot Mode. Me këtë funksion telefoni analizon shkëlqimin, sfondin dhe objektin që do të fotografohet dhe vendos për njëren nga shtatë mundësitë e fotografimit të instaluara më parë.
Ekrani që është i ndjeshëm në prekje (Touchscreen) ka një madhësi prej 3 inç, ndërsa përmasat e vetë telefonit mobil janë 10.9 x 5.6 x 1.2 cm dhe me këto është telefoni më i hollë me 8 Mega-Pixel. Është 102 gram i lehtë dhe ndër të tjera përkrah HSDPA, GPS, Wi-Fi. Memoria interne është 1.4 GB por mund të rritet përmes SD-Kartave deri në 32 GB.
LG Viewty Smart pritet të dal në treg në muajin Maj kur edhe do të bëhet i njohur çmimi i tij.
|