;
 
WWW.HACKER-RINI.TK
Menyja  
  Startimi
  LIVE SCORE (REZULTATET E FUTBOLLIT)
  LOJERA
  FOTOGRAFI TE FUTBOLLIT
  Music MP3 Shqip
  Rregulloje Foton
  Lojera te Vogla
  Google
  Shkarko Programe
  Shkarko lojera football
  ValaMala
  Dragon Ball Z
  Nentoka
  Nentoka 2
  Komentet
  Shkarko Foto
  Melodi Per Tel. TV Shqip
  Shkarko Filma
  Stupcat 2009
  Filma Shqip
  Humor 2009
  Top Softueret
  Video Klipe 2009
  Chatat Shqipetar
  Libra Shqip
  DragonBall Z Foto
  Rregulloje Fotografine
  Kush Do Te Behet Milioner-Shqip
  Hacking.com
  Adobe Flash
  Biografia e Unikkatil-it
  NickName Per Msn
  Knaqe Doren
  Te Dua Ne Shume Gjuhe
  Dita E Gjykimit
  Testi I Dashurise
  Ndreqe Emrin Si Te Duash
  Dergo SMS Falas
  Muzika MP3
  Rregullo Foto
  Qendra Per Informimin E Kosoves
  Kur Do Te Vdesesh
  Kqyr Kush Ta Ka Ba Bllok
  Seriale & Emisione Televizive
  Media Shqipetare
  Himni e shum sene te Kosoves & Shqiperise
  Agjensite Turistike & Hotelet
  Sherbimet Teknologjike & Sigurimet
  Sporti
  Deklarata Per Pavaresine E Kosoves
  Kujt Nuk I Pelqen Webi
  Shkarko Messenger
  Hacking
  BigBrother 2
  Video 2009
  Toplista
  Shkarko Vice City
  Shkarko CUONTER STRIKE 1.6
  Shkarko Need For Speed Underground 2
  Windows Vista Mizer Shkarko
  Lajme
  Lajme Nga Teknogjia
  Lojera Te Reja
  Lajme Te Ndryshme
  LG Prezanton Telefonin Me Te Ri
  Counter Strike Me I Riu
  Info Per Prodhime Nga Teknologjia
  Shkarko Windows ReaL Player 11
  Shkarko Photoshopin
  Shkarko Pivot-in
  Shkarko ESET NOD32
  Shkarko Antivirusa
  Beje WebFaqe Startuese Hacker-Rini.Tk
  Behu menaxher i ekipit tend te preferuar
  I menquri
  Forum
tash e kemi hapur forumin i cili eshte Www.forum-hack.Tk
BigBrother 2

Big Brother Albania 2

Ardian Pojana Pavlin Polia Dritan Shehaj Agon Radoniqi Bjordi Mezini Arjon Muca Qetsor Ferunaj Republika Kasmahu Adelajda Xhamani Erjola Jolldashi Aida Troka Lirita Halili Mimoza Krasniqi

Të Reja

CHAT dhe RADIO - ONLINE! - Eja edhe ti KLIKO KETU , - Instalo kete Toolbar per ta shikuar BB2 LIVE .!
Download TV-Diaspora Toolbar
 
 
 

Big Brother Albania 2 LIVE!

 
 
 

 

prova-e-javes-big-brother-albania11/03/09 21:55

Big Brother ka vendosur që prova e javës të përbëhet nga disa sfida që banorët duhet t`i kalojnë deri ditën e shtunë. Në sfidën e parë ato duhet të kapin 50 topa të rënë nga qielli. Kjo sfidë quhet e përmbushur nëse banorët e kapin topin pa rënë në vaskën me baltë që Big Brother ka vendosur në zonën e kampingut. Prova do kryhet në brenda një kohe të caktuar dhe në fund të saj do numërohen topat e kapur nga banorët. Realizimi i këtij aktiviteti përbën 25%të gjithë provës javore. Grupi i parë që zhvilloi lojën ishte Bjordi, Adela, Bika, Qetsori, Adi dhe Aida.
Një element tjetër i provës së javës është dhe vendosja e një telefoni brenda shtëpisë. Zilja e tij mund të bjerë në orare të pacaktuara gjatë ditës ose natës. Personi i parë që përgjigjet do t`i jepet një shpërblim ose detyrë!

 

 
 

 

Rreth një vit më parë, të gjithë dashamirësit e boksit kanë përjetuar një emocion të veçantë teksa kampioni i botës Kreshnik Qato garoi në pallatin e sportit të kryeqytetit për titullin kampion, duke na dhuruar një spektakël të pazakontë. Ndërkohë duke parë fotot, kemi zbuluar se njëri nga truprojat e tij ka qenë pikërisht Dritan Shehaj, njëri nga pjesëmarrësit në “Big Brother” të këtij viti. Djali i cili është diplomuar për Drejtësi dhe Akademi Ushtarake, ka mundur të provojë me rastin e ardhjes së Qatos në Shqipëri edhe punën e truprojës, e cila i shkon shumë edhe për shkak të gjatësisë së tij.

Burimi : Panorama Plus

 

 
 

 

motra-arjoniSi janë marrëdhëniet e tua me Arjonin?
Marrëdhëniet e mia me Arjonin janë shumë të ngushta. Jemi si motër e vëlla, ashtu edhe shokë shumë të mirë. Gjithashtu edhe shoqërinë e kemi të përbashkët. I besojmë shumë njëri-tjetrit dhe flasim edhe për problemet tona që mund të kemi.
Mund të më flasësh rreth marrëdhënieve që kanë vajzat me Arjonin?
Arjoni ka pasur dhe ka goxha sukses me vajzat, d.m.th përveç faktit që është bukurosh, ai është edhe shumë i sjellshëm me femrat. Është i shkathët dhe arrin t’i bëjë për vete. Gjithashtu mundohet të bëjë maksimumin për të qenë sa më korrekt në një lidhje.

Si janë njohur me Roselën (ish e dashura e Arjonit në Itali)?
Arjoni me Roselën janë njohur në një moshë shumë të re,kur Arjoni ka qenë rreth 14 vjeç. Marrëdhëniet e tyre u konsoliduan më tepër kur Arjoni ishte rreth 18 vjeç. Ata janë njohur në atelienë tonë që kishim në
Itali dhe të them të drejtën, më tepër ka qenë një dëshirë e mamasë, ose një shtysë e saj që Arjoni të dilte me Roselën, sepse i dukej vajzë e sjellshme dhe e këndshme. Por vitin e fundit, marrëdhëniet mes Arjonit dhe Roselës u ftohën ndjeshëm dhe më tepër shkak për këtë ka qenë edhe puna e Roselës, sepse punon në një qendër estetike dhe kohët e fundit ajo kishte pak kohë për të dalë, madje edhe telefonatat mes tyre u rralluan shumë. Gjithsesi Rosela ishte në Tiranë për herë të fundit në tetor gjatë audicionit për hyrjen e Arjonit në “Big Brother”. Ata faktikisht janë ndarë, madje edhe Arjoni ia ka shprehur një gjë të tillë Roselës, dhe nëse ai do të pranohej në shtëpinë e “Big Brother”, lidhja e tyre konsiderohej e përfunduar, sepse atje brenda ai edhe mund të dashurohej me ndonjë vajzë tjetër. Megjithatë, ata i mbajnë raportet e mira me njëri-tjetrin, në mënyrë shoqërore. Arjoni dashurinë e madhe për mendimin tim e ka provuar gjatë nëntorit, kur ai u njoh me një vajzë shqiptare, sërish në atelienë tonë, por kësaj radhe në Tiranë. Arjoni në këtë lidhje të tij të re duket me të vërtetë shumë i përfshirë emocionalisht, duke pritur çdo telefonatë që mund t’i vinte edhe në orët e vona të natës. Emrin e vajzës nuk mund ta bëjmë publik, për arsye të disa ndërlikimeve që mund t’i sjellim edhe asaj në jetën personale, sepse ajo është person shumë i njohur dhe shumë publik. Por Arjoni i ka dedikuar pikërisht kësaj vajze edhe tatuazhin që mban poshtë
qafës, ku janë të pikturuara dy germa. Pikërisht ky tatuazh do të thotë shumë për Arjonin.

Si e shihni historinë mes Arjonit dhe Zhuljetës brenda shtëpisë së “Big Brother”?
Për mendimin tim, nuk ka asnjë histori mes Arjonit dhe Zhuljetës. D.m.th më tepër duket e interesuar Zhuljeta për Arjonin se sa e kundërta. Normal që çdokujt do t’i pëlqente një ledhatim ose të ndihej që ka vëmendjen e dikujt, por kurrsesi nuk e shoh si histori e mundshme dashurie.

Suplementi Big Brother

 

 
 

 

Adelajda: Bjordi, trego cilën nga vajzat pëlqen!

Ndërsa vallëzonin, Bjordi i ka thënë Adelës se duhej ta puthte

http://www.celebritete.com/wp-content/uploads/bigu-bjordo-adela.jpg

Djemtë kanë bërë gjithçka që vajzat të kalonin një drekë të bukur me rastin e festës së 8 Marsit. Ndërkaq, dita ka vazhduar me bisedat e debatet e zakonshme. Bjordi, pas puthjes me Mesidën, ka vazhduar sërish bisedat me Adelën, njërën prej vajzave me të cilën ai rri më shumë.

Gjatë bisedës, Adela i ka thënë Bjordit se njëra nga vajzat në shtëpi e pëlqen shumë atë. “Vetëm njëra?” - ia ka kthyer Bjordi. Adela, nga ana e saj, ka këmbëngulur të dijë se cila ishte vajza që Bjordi pëlqen brenda shtëpisë… Ai nuk i ka kthyer përgjigje.

Aida: Janë katër zjarre në shtëpi

Banorët janë në kopsht duke marrë rreze dielli. Aida mendon se në shtëpi ka një atmosferë shumë të rënduar. Ajo i konsideron katër banorët e nominuar si katër zjarre, pasi i sheh disi të acaruar. Qetsori, Lirita dhe Zhuljeta e kundërshtojnë. Zhuljeta i thotë se nuk janë aspak të acaruar dhe debati që kishin pak më parë për buxhetin ishte i drejtë. Aida i thotë se i sheh të katërt shumë të tensionuar. Edhe Qetsori mendon se janë sjellë mirë deri tani dhe se në të kundërt do të ishte shprehur dhe dikush tjetër. Aida i thotë se ky është mendimi i saj dhe se deri tani ajo e mori guximin ta thotë.

Lirita: Më nominuan se rrimë bashkë

Lirita bisedon me Aidën për nominimin e saj. Më parë ajo ishte shprehur se e kanë kandiduar vetëm se Aidën nuk mund ta nominonin. Aida e pyet nëse mendon se ata banorë të cilët nuk mund ta nominonin atë, sepse kishte imunitet, ndaj kanë nominuar Liritën. Aida e pyet sërish nëse ajo ia vë fajin asaj për faktin se u kandidua, ndërsa Lirita i përgjigjet se e kanë nominuar sepse rrinë bashkë, por jo se i vë faj. Më pas, vajzat fillojnë të flasin me zë të ulët dhe Lirita i thotë se ka vënë re që në shtëpi po mbeten ata njerëz të cilët nuk kanë se çfarë të dhurojnë më shumë dhe Aida e komenton këtë fakt si mungesë publiciteti.

Drekë madhështore

Djemtë janë ata të cilët merren me të gjitha përgatitjet për drekën. Ata janë impenjuar të gjithë në gatim dhe në shtrimin e tavolinës. Djemtë kanë menduar për të gjitha, duke mos harruar as detajin më të vogël që vajzat të kënaqen dhe ta shijojnë deri në fund. Pasi kanë përgatitur një drekë të shijshme, ata përgatisin tavolinën, duke vendosur me kujdes lule, qirinj dhe mesazhe të shkruara me kujdes. Në sfond vendosin muzikë të qetë. Të gjitha vajzat mrekullohen me përgatitjet dhe e shprehin atë me entuziazëm. Djemtë urojnë njëzëri “Gëzuar 8 Marsin”. Vajzat lexojnë me radhë urimet që djemtë u kanë përgatitur.

Adelajda: Nuk më pëlqen kjo pjesë e imja

Adela i thotë Bjordit se kohët e fundit e ka kaluar pak masën e seriozitetit dhe se kjo gjë nuk e bën të ndihet mirë me veten. Për të është e vështirë nëse mësohet të sillet në një formë dhe të bëjë ndryshime në veprime. Bjordi i thotë se nëse ajo është kështu, atëherë nuk ka për të ndryshuar, por, nëse ajo e bllokon veten, atëherë kjo nuk është diçka e mirë. Adela thotë se kjo pjesë e vetes nuk i pëlqen.

“Ti i pëlqen Mesidës!”

“Kam vënë re që ti i pëlqen një femre këtu!” - i ka thënë Adelajda, Bjordit. “Vetëm njërës?” - ia ka kthyer ai. Pastaj ka vazhduar duke thënë se nuk mund t‘i pëlqejë vetëm njërës dhe e ka pyetur atë nëse i vinte inat. Në bisedën e tyre ka ndërhyrë Adi dhe ajo ka marrë tjetër drejtim. Më pas, Adelajda ka insistuar që Bjordi t‘i tregojë se cilën nga femrat ai pëlqente më tepër. Kaq ka mjaftuar që ai të fillojë ta ngacmojë dhe, gjithsesi, të mos i japë një përgjigje. Pak më vonë, gjatë kërcimit e njëjta temë është hapur përsëri. Adelajda ka komentuar veprimet e Mesidës, kur kjo e fundit kërcente me Bjordin dhe i tha se ndjenja e Mesidës për të (Bjordin) nuk mund të ishte thjesht miqësi. Sipas Bjordit, gjestet që Adelajdës i duken si gjeste dashurie, mund të jenë edhe thjesht një miqësi e ngrohtë mes një femre e një mashkulli. “Ndërsa unë u jap shumë rëndësi gjërave të vogla!” - ka thënë Adelajda. Ajo ka shtuar gjithashtu se e kishte parashikuar të ndodhte një gjë e tillë, duke qenë se ata (Bjordi dhe Mesida) kishin shumë të përbashkëta, e para nga të cilat ishte fakti që kishin jetuar të dy jashtë. Veç kësaj, sipas Adelës, Mesida nuk ka komplekse. Bjordi e ka pyetur Adelajdën se si ndihej ajo për afrimitetin e tij me Mesidën dhe ajo i është përgjigjur se i bëhej qejfi për të. “Prandaj u skuqe ti?” - e ka pyetur ai.

“Kam një plan për ty!”

“Kam një plan për ty!” - i ka thënë Bjordi, Adelajdës ndërsa vallëzonin. Më pas ka vazhduar t‘i tregojë se kishte menduar që nëse ai do ta puthte Adelën, publiku do të bëhej kurioz se si do të vazhdonte lidhja e tyre dhe do të afeksionohej pas historisë që mund të kishin të dy, kështu, ata do të qëndronin deri në fund. Adelajda i ka thënë se nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë dhe Bjordi ia ka kthyer se e dinte shumë mirë dhe ia kishte thënë thjesht me shaka. Atëherë Adelajda e ka pyetur nëse i kishte shkuar ndonjëherë ndërmend atij se “miqësia” e vajzave të tjera me të mund të kishte të njëjtin qëllim e të mos ishte e vërtetë. Bjordi i tha se po dhe se gjithsesi ai nuk dilte i humbur.

“Mua s‘më pengon dot askush!”

Duke biseduar jashtë në oborr, Mimoza i ka thënë Republikës se ishte e mërzitur. Ajo e ka pyetur se mos mërzitja e saj ka lidhje me Bjordin. Mimoza ia ka kthyer duke i thënë se Bjordi nuk i pëlqen aspak, sepse po t‘i pëlqente nuk do të pyeste as për Adelën, as për asnjëri, por do ta kishte marrë “fill”. E vërteta, sipas saj, ishte që nuk e tërhiqte fare, sepse në të kundërt do të kishte vepruar krejt ndryshe. “Mua po më pëlqeu diçka, - ka thënë ajo, - nuk ka gjë që më pengon!” Republika i ka thënë se po e trembte me këto që thoshte dhe mënyrën si po i thoshte. “Adelajda s‘po sillet si shoqe!”

Lirita i ka thënë Bjordit se kishte vënë re se Adelajda e pëlqente dhe e pyeti nëse edhe ai e pëlqente ashtu si ajo. Fillimisht Bjordi i tha se e pëlqente në të njëjtën masë sa pëlqente edhe Liritën, më pas i tha se ishin shumë shokë e më pas se e kishte xhan. Lirita vazhdoi me mendimin e vet se Adelajda nuk e shihte aspak si shok Bjordin, por si diçka më tepër dhe ajo e kishte vënë re shpeshherë këtë gjë. Për mendimin e saj, kjo dukej më tepër nga reagimet e Adelajdës, kur ai kërcente me vajza të tjera. “Ne këtu nuk kemi çfarë të bëjmë dhe rrimë e shohim njëri-tjetrin!” - i ka thënë ajo, ndërsa e ka këshilluar Bjordin, që nëse nuk ishte i sigurt për atë që ndjente, apo që donte të bënte, të ishte i kujdesshëm në atë që shprehte apo transmetonte, sepse Adelajda sjelljen e tij nuk po e kuptonte si shoqërore. Ajo i ka vënë gjithashtu në dukje se ai kishte ndryshuar shumë karshi Mimozës, nuk ishte me të si më parë dhe kjo donte të thoshte diçka.

“Vajzat janë të pakujdesshme!”

Adi, Qetsori dhe Dritani kanë diskutuar për pastërtinë e munguar të vajzave të shtëpisë. Sipas tyre, ato janë të pakujdesshme e të papastërta në lidhje me ambientin ku jetojnë. Adi ka thënë se nuk mjafton të shohësh vetëm higjienën personale, por edhe atë kolektive, kur jeton me të tjerë. Ata kujtuan rastin kur vajzat “u bënë namin”, sepse ata ua thanë këtë dhe për këtë arsye nuk kanë më ndërmend t‘ua thonë. Sipas tyre, ato rrinë tërë ditën duke u marrë me veten, duke rregulluar fytyrën, flokët, thonjtë dhe nuk kujtohen të pastrojnë njëherë as kuzhinën, as tavolinën e asgjë tjetër. Adi ka shtuar edhe faktin se vajzat po pinin shumë cigare. Atij i dukej e këndshme një femër që ndez një cigare, por kur pinte shumë e bezdiste. Megjithëse nënvizuan faktin se kjo që po thoshin ishte për të mirën e shëndetit të vajzave, ata thanë se po të zvogëlohej buxheti, ato duhet t‘i harronin cigaret.

“Pse e pëlqejnë femrat Bjordin?!”

Adelajda i ka treguar Mimozës se Bjordi i kishte thënë se ishte puthur në buzë me Liritën dhe Mesidën. Ajo i tha gjithashtu edhe mendimin e saj, sipas të cilit, Mesida e pëlqente Bjordin. Mimoza i tha se nuk e besonte që Mesida ta pëlqente vërtet dhe se duhet të ishte ndonjë tip loje. Ajo shprehu gjithashtu, me shaka, habinë e saj se pse femrat e pëlqenin kaq shumë Bjordin.

G.Shqip

 

 
 

 

Kjo që shikoni në foto tashmë është një fytyrë shumë e njohur për ju. Pra është Mesida Lleshi, vajza që u fut në shtëpinë e “Big Brother” një javë më parë. Mesida ka treguar për veten gjatë qëndrimit një javor
në shtëpi. Ajo ka thënë se ka vite që jeton jashtë Shqipërisë me babain dhe vëllezërit. Prindërit i ka të
ndarë dhe mamanë e saj e ka takuar vetëm katër herë gjatë gjithë jetës së saj. Kjo foto është shkrepur nga paparaci ynë para se ajo të futej në “Big Brother” thjesht si në vajzë simpatike. Mesida ka qenë tek “Magic 4” ditën e Pavarësisë në një lokal të njohur për karaoke dhe për të qenë deri në fund e përshtatshme në look me festën, ajo kishte vizatuar në trup një shqiponjë dhe disa yje. Edhe pse larg Shqpërisë, duket se Mesida di të përshtatet shumë mirë me ambientin dhe atë natë ajo ka qenë e shoqëruar nga shumë miq me të cilët ka kënduar dhe është argëtuar.

 

 

Djemtë-taksi

 


Që në mëngjes, djemtë-taksi, janë paraqitur në dhomën e gjumit të vajzave. Pasi u kanë uruar 8 Marsin, ata kanë qenë gati për t’u vënë në shërbim të tyre. Ata i kanë çuar vajzat në të gjitha vendet ku kanë dëshiruar të shkojnë dhe ato nga ana e tyre nuk kanë humbur asnjë rast për të shfrytëzuar shërbimin. Loja ka shkaktuar të qeshura të mëdha, por edhe paksa lodhje për djemtë, që “kanë protestuar” duke thënë se do të bënin "grevë transporti".

 

Adi dhe Lirita

 

 

Adelajda, Qetsori, Dritani

 

 

Aida perballe jurise "Ti vlen"

 

 

Adi gjate proves

 

 
 

Marketing

 
 
 
 
Glitter Text @ Glitterfy.com
 
Komentin Tan Le Ktu  
 
Free Fun Game
 
Voto!  
 
Cili ekip ju pelqen ne football?
Werder Bremen
Man. Utd.
Barcelona
Chealse
Inter
Milano
Roma
Arsenal
FC Bayern Munchen
Liverpool
Lion
Ndonje Tjeter
pollcode.com free polls
 
Voto!  
  HTML Free Code
Cili Lojetar Eshte Me I Miri?
Diego Ribas Da Cunha (W.Bremen)
Fabregas (Arsenal)
Drogba (Chealse)
Torres (Liverpool)
C.Ronaldo (Man. United)
Lionel Messi (Barcelona)
Ballack (Chealse)
Henry (Barcelona)
Ibrahimoviq (Inter Milan)
Dikush Tjeter
  
pollcode.com free polls
 
 
 
HTML Free Code
 
Mire__Se__Vini__Tek__Www.Hacker-Rini.Tk__Web-Faqja__Eshte__24__Ore__Online Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden